Si të bëhet unifikimi i kosovarëve në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK dhe të vet Kosovës? Shkruan:Ruzhdi Gashi avokat

0

              Disa grupe e individ, anti UÇK dhe anti Kosovë, kanë shkuar aq larg,  sa që nuk e di, se si do të mund të kthehen mbrapa në mbrojtje të UÇK dhe vlerave të saj dhe kështu të mund bëhet unifikimi i faktorit shqiptarë për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK, ashtu siç po e shtroni pyetjen ju?

           Kosova po hynë në fazën kur vihet në pikëpyetje realizimi i projektit për Republikën e Kosovës si anëtare e plotë e OKB ashtu siç u vendos me aktin e çlirimit me 1999 dhe të shpalljes së pavarësisë së saj me 2008.

Rrymat antishqiptate në përgjithësi dhe antikosovare në veçanti, të bashkrenditura mirë, që një kohë të gjatë, që nga çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, e kanë dëmtuar mjaftë shumë Kosovën, me shumë veprime dhe në shumë segmente të saj. Dëmi më i madhë i është bërë me izolimin e Kosovës nga BE, mosnjohja nga  5 vendet e saj, por sidomos me lutën e pistë kundër UÇK, ushtarëve dhe udhëhëqjes së saj. Shpifën dhe ngriten akuza e linçime publike e insitucionale brenda e jashtë vendit. Arritën edhe të formojnë edhe Gjykatën Speciale në Hagë për ta dënuar UÇK dhe drejtuesit e saj. Ky është kulmi. Përmes kësaj arritën që të ndërpresin rrugën e përfundimit të shtetësisë së saj në dialogun në Ë ashington përmes një pamfleti politik të prokurorisë speciale në Hagë ku njoftoi se, ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, është ngritur aktanuzë për krime të luftës në Kosovë në luftën çlirimtare nga okupatori serb në vitet 1998-1999. Fatkeqësia më e madhe është se, kjo gjykatë dhe këto akuza janë bërë me shpifje dhe prova të fabrikuara në Beograd, Rusi dhe disa individ e grupe shqipfolëse në Kosovë.

Këto grupe e individ, anti UÇK dhe anti Kosovë, kanë shkuar aq larg sa nuk e di se si do të mund të kthehen mbrapa në mbrojtje të UÇK dhe vlerave të saj dhe kështu të mund të bëhet unifikimi i faktorit shqiptarë për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK, ashtu siç po e shtroni pyetjen ju.

Megjithatë, nëse mbështetemi te fjala e urtë popullore se, “shpresa vdes e fundit”, unë mendoj se, në këtë fazë ku gjendet Kosova dhe si gjendet shoqëria kosovare dhe shqiptare, Kosova mund të provojë për të mbledhë të gjitha forcat e saj për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK dhe luftën për lirinë e Kosovës me marrjen e këtyre veprimeve dhe vendimeve konkrete:

Të aprovohet Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK.

Të ndërpritet apo të mos i vazhdohet mandati i Gjykatës Speciale me seli në Hagë me vlerësimin se, kjo Gjykatë është raciste, e njëanshme dhe politike që nuk garanton drejtësi, por e bënë të kundërtën, padrejtësinë.

Të ndërpritet dialogu me Serbinë në Bruksel përderisa akuzohen dhe nëpërkëmbën ushtarët dhe udhëheqësit e UÇK. 

Të ngrihen raportet me BE si bashkësi e paaftë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës dhe anuese e haptë e Serbisë dhe Rusisë.

Të krijohet një Qeveri e unitetit kombëtar nën udhëheqjen e vlerave të luftës, profesionale dhe e pakorroptuar, Qeveri kjo e cila do të merret me zhvillimin e vendit dhe zhvillimin e marëdhënieve bilaterale, me shtete veç e veç që e kanë njohur Kosovën dhe dëshirojnë të punojnë dhe ta ndihmojnë Repblikën e Kosovës, veçanërishtë me SHBA.

Të fillohet me bisedimet për të rishikuar pozitën dhe rrugëtimin e Kosovës dhe shqiptarëve në decenien e ardhëshme duke mos e përjashtuar ndryshimin e kufijëve në Ballkan dhe krijimin e Shtetit Shqipar në kufijtë etnik.

Të përshpejtojmë hapat që në bashkëpunim me SHBA dhe miqtë tjerë perëndimor për të forcuar sistemin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës për t’u bërë aleate dhe partnere e fuqishme në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe univerzale në botë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *