Sot debat parlamentar lidhur me gjendjen epidemike në vend dhe menaxhimin e situatës me COVID-19

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet të mbajnë sot debat parlamentar lidhur me gjendjen epidemike në vend dhe menaxhimin e situatës me COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Seanca do të nis në orën 13:00.

Debati mbi gjendjen me Coronavirus mbahet në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve me sëmundjen infektive, si pasojë e së cilës nga e premtja e kaluar janë ndërmarrë masa të reja rigoroze që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e gastronomisë.

Vetëm dje, në Kosovë janë regjistruar edhe 688 raste të reja pozitive, 11 viktima dhe 236 të shëruar, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 11.431 dhe janë gjithsej 833 viktima që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: