Sot,në Biblioteken Komunale të Prizrenit promovohet ‘’Antologji- Me poezi të përzgjedhura’’ me autor Xhemajli Shala

Sot,në Biblioteken Komunale të Prizrenit, ne orën 14.00 promovohet ‘’Antologji- Me poezi të përzgjedhura’’ me autor Xhemajli Shala. Shkrimtar, poet dhe eseist. Kjo Antologji vije si një përkushtim nga Autori Xhemajli Shala , si autor i dhjetëra veprave të zhanreve si ;poezi, roman, eseist e tashë të thuash se ka dhënë provimin edhe në përzgjedhje të poezisë duke botuar një Antologji me 29 poetë e poete të gjithë hapësirës kombëtare. Ajo që dallon këtë Antologji është fakti se autori e ka parëbashkuar gjithë krijmtarinë poetike të kombit si nga; Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i Zi dhe nga mërgata , Formati letrar në për,mbledhjen e poezive të ndryshme në një vëllim të vetëm, duke ofruar një perspektivë gjithëpërfshirëse dhe të larmishme mbi një temë të caktuar dashurinë ndaj poezisë e me këtë duke shprehur edhe dashurinë ndaj atdheut,ndaj bukurisë dhe vetë jetës. Antologji e autorit Shala, padyshim se do të jenë pjesë e letërsisë së re, sepse ato promovojnë autorë të dëshmuar, ruajtjen e veprave shpirtërore dhe vlerësimin e stileve dhe ndjenjave të ndryshme. Për më tepër, ato janë një mënyrë për të mbledhur krijimtarinë më të mirë letrar nga një periudhë kohore si kontekst i caktuar.Autori në këtë Antologji, ka zbatuar edhe 10 kriteret që i kërkon rregulli letrar i një antologjie.Ku mund të veqohet, tema e trajtimit, autorsia, shumëllojshmëria, kohezioni, rëndësia, organizimi i prezantimit,Origjinaliteti, fushëvprimi i atorëve të prezentuar. Ky libër Antologji. Është bërë kaq i rëndësishëm për promovimin krijuesëve letrar duke u dhënë shkrimtarëve mundësinë e një preyantimi dinjitoz. Për më tepër, kjo antaologji mund të shërbejnë si një dokument historik i letërsisë së një epoke të caktuar, duke reflektuar trendet, shqetësimet dhe vlerat e një shoqërie në një kohë të caktuar. Kjo shihet në prezantimin e këtyre 29 poetëve të përfaqësuar. Pasi dihet se kemi;Antologji letrare , Antologji muzikore Antologji teorike. Antologji praktike. Antologji teorike-praktike , Autori Shala siç duket në këtë libër ka bërë përcaktimin që ky liber të mbetet një Atologji letrare. Kjo është edhe vetë mrekullia e këtij libri, Andaj autorit i urojmë edhe mëtej të punojë në këtë drejtim./QendraPress/