Sot,u rikujtua 26 Vjetori i Betejës së Landovicës u nderuan dëshmorët dhe shkolla shënoi emërtimin e ‘’26 Marsit’’

Sot, për të shënuar 26 vjetorin e Betejës së Landovicës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dhanë jetën për lirinë e Kosovës shtatë dëshmorë dhe dhjetëra martirë. Fillimisht nënkryetari I komunës Kujtim Gashi bashkë me kryesuesen Antigona Bytyçi si dhe kryesia e OVL-së të Prizrenit, veteran të fshatit e familje dëshmorësh bënë homazhe tek lapidari i fshatit e pastaj me homazhe vazhduan edhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Pas homazheve tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në shkollë e cila tashmë e mban emrin -26 Marsi- me këtë rast Nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit, Antigona Bytyqi, përfaqësues dhe kryesia e OVL-së në Prizren morën pjesë në solemnitetin e organizuar për këtë datë qe e kishin përgatitur nxënësit e kësaj shkolle , Para ta pranishmëve ka përshëndetur drejtori i kësaj shkolle Besnik Berisha, Kurse për betejën e fshatit Landovicë nënkryetari i komunës Kujtim Gashi tha se beteja e Landovicës është një nga betejat më të lavdishme të komunës së Prizrenit. Isa Berisha kryetar i OVL-së duke folur për Betejën e Landovicës tha se këtu ranë dëshmorët e këtij fshati për të mos vdekur kurrë, kurse roli i këtij fshati është madh gjatë luftës tha Berisha . Në emër të fshatit ka folur kryetari I fshatit Faik Berisha. Nxënësit e kësaj shkolle me këtë rast recituan vargje kushtuar dëshmorëve dhe kënduan këngë për dëshmorët, Kurse u ndanë edhe mirënjohje për mësimdhënës të dalluar të kësaj shkolle sot në këtë ditë të shënuar./QendraPress/