Stresi prek çdo organ të organizmit tonë-Shkruan; Lule Alidema Psikologe Klinike.

Stresi i tepërt është shumë i dëmshëm për organizmin e njeriut.

                        Lirshëm mund të them se është i dëmshëm baras me disa produkte ushqimore që i kemi çdo ditë në tryezat tona.

Janë produkte këto kryesisht ato me ngjyrë të bardhë si: mielli, sheqeri, kripa, yndyrat e ushqimet e procesuara, konservuara, substancat narkotike etj.

Stresi prek çdo organ brenda organizmit tonë sepse direkt lidhet me sistemin endokrin dhe më pastaj përcillet në gjitha organet e organizmit tonë dhe interpretohet me shenja fizike e simptoma fiziologjike në forma të ndryshme.

Ndikon në funksionin e zemrës- puls i rritur apo ngadaltë, presioni i gjakut, aparatit tretës, mushkërive, zorrëve, kockave, muskujve etj./ fb/ transmeton /www.QendraPress.com/