Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Policia e rajonit të Prishtinës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se njëri prej të plagosurve, i cili ishte në gjendje të rëndë, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Njësitet kompetente janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që të ketë më shumë detaje në orët në vijim.
Aktualisht nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek incidenti tragjik./Telegrafi/