“Zgjimi me Art” solli gjallëri të veçantë në jetën kulturore të qytetit të Prizrenit.

                  Të shtunën, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, u përmbyll edicioni i sivjetmë I 24 I radhës i Festivalit Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, ku mori pjesë edhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ajlin Shishko-Hajdari, si dhe mzsafirw tw shumwtw ardhiur nga  shumw vende  tw  botws  dhe nga Turqia, pas tri ditësh të mbushura me ngjyra, kreativitet e aktivitete artistike.

Prizreni edhe një herë u shndërrua në një hapësirë të hapur për artin, që i bëri bashkë artistët vendorë e ndërkombëtarë dhe shumë fëmijë, të cilët përmes pikturës dhe krijimtarisë u bënë pjesë e këtij festivali.

“Zgjimi me Art” solli gjallëri të veçantë në jetën kulturore të qytetit dhe dëshmoi se arti është një urë e fuqishme që bashkon njerëzit, brezat dhe kulturat . Ky festival në mesin e  shumë festivaleve, padyshim se është  vlerë për Prizrenin.