𝐊𝐨𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐩ë𝐫 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤ë 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐢 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐬

                            Udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Antigona Bytyqi, është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku janë shqyrtuar 12 pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;

2. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;

3. Propozim-nismë për bashkëpunim komunal ndërkombëtar (Prizren – Bluffs);

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Planit Komunal për Integritet 2022-2026;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për Modifikimin e atributeve të titullarit – pronarit të pronave komunale dhe regjistrimin e tyre në SIKTK me emërtimin ligjor: Komuna e Prizrenit;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm Publik – Fabrika e Barnave Farmakos, nr.09010-1 dhe 09010-2 ZK Prizren;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2023;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Prizrenit për Dr. Ylber Vata;

9. Informatë – diskutim rreth raportit të performancës komunale për vitin 2021;

10. Diskutim, rreth raportit të ZKA për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2021 dhe diskutim rreth raportit periodik për zbatimin e rekomandimeve të ZKA për vitin 2021;

11. Informatë, rreth raportit të punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB), për periudhën janar-shtator 2022;

12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transferin e mjeteve financiare lidhur me projektin “Ndërtimi i Rrugës Tranziti i Vjetër”.

Rekomandimet e dhëna nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend dite në mbledhjen e X (dhjetë) të rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të hënën, më 17 tetor 2022, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve, Shtëpia e Bardhë – Prizren.