20-vjeçari tenton ta dhunojë një grua afër një banese në Prizren, disa fëmijë e shohin dhe bërtasin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:45 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren, ku një i ri ka tentuar të dhunojë seksualisht një 25-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mëson se 25 vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa 20 vjeçari është ndaluar nga disa banorë të cilët e kanë parë se është person i dyshimtë.Pas ekzaminimeve mjekësore, gruaja është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur teksa po kthehej në banesën e saj, ku aty afër ishte sulmuar nga 20-vjeçari i cili kishte tentuar ta dhunojë seksualisht.Për fatin e saj, aty afër kanë qenë disa fëmijë që po luanin, të cilët me të parë se çfarë po ndodhte kanë filluar të bërtasin, duke bërë kështu që 25-vjeçarja t’i shmanget sulmit dhe gjatë tentativës për të ikur, ia ka këputur varësen që kishte në qafë i dyshuari.Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Sulm seksual’ dhe vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur ngjarja