Java e kryeministrit dhe kryeopozitarëve: Albini në Japoni, Lumiri në Podujevë, Memli te pensionistët, Ramushi në Pejë e Istog
Në këtë javë që po e lëmë pas, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare e kanë pasur jo pak të ngjeshur me aktivitete, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat mes tyre për tema të ndryshme, ku një ndër më aktualet ishte greva në arsim.Por çfarë aktivitete konkrete zhvilluan kreu i ekzekutivit, Kurti, dhe opozitarët Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj?
Kurti në Japoni
Kryeministri Kurti ishte për vizitë në Japoni, për të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin Shinzo Abe.Ai takoi atje kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda, ku siç tha Kurti shprehën interesimin për investime japoneze në Kosovë.