Intervistë ekskluzive, me- Msc Lule Alidema, psikolge klinike dhe poete-Profesioni i psikologes kërkon talent njejtë sikur letërsia apo artet në përgjithësi
QendraPress-;Më thoni pak nga biografia Juaj?
Msc.Lule Alidema-Tashmë deri diku jam emër i njohur për shumë si psikologe, autore shkrimesh, por për ata që nuk më njohin ju prezantohem më gjerësisht përmes kësaj interviste ekskluzive në Portalin prestigjioz Qendra Press. Unë jam Lule Alidema, psikologe klinike, niveli shkollimit, Bachelor, Master, dhe e licensuar si Psikologe Klinike. Synoj së shpejti të përmbushi ëndrrën time të radhës si kandidate për studime Doktorate. Përndryshe, merrem me shkrime trajtime nga fusha e psikologjisë, shtjellime të problematikave që atakohemi më së shumti ne si shoqëri, duke i shtjelluar nga këndvështrimi psikologjik, gjithmonë duke u bazuar në të dhëna shkencore, më saktësisht ndëlidhje praktikë-teori, pastaj merrem dhe me shkrime letrare si poezi, dhe thënie të përpiluara nga vet unë. Statusi im, e martuar, nënë e tre fëmijëve tashmë të rritur, dhe nënë e lumtur me një familje të shëndoshë me tradita familjare ashtu siç unë u rrita dhe u edokova, u mundova si nënë po atë klimë edukimi ta bartë te fëmijët e mi, dhe besoj se ia kam arritur, pasiqë fëmijët e mi shfaqin edukatë dhe po korrin suksese të njëpasnjëshme. Jetoj dhe veproj me punë në Prishtinë si Psikologe klinike.
QendraPress-;Kur keni filluar të merreni me shkrime, dhe cilën zhanër e adhuroni dhe shkruani të letërsisë?
Msc Lule Alidema-Shkrimin e kam pasion, dyshoj se linda me një talent, dëshirë, njohje të arteve në përgjithësi. Shkrimet psikologjike i bëj dedikuar anës profesionale, po dhe për këto shkrime besoj kërkohet përveç dijes së fituar gjatë shkollimit kërkohet edhe guximi t’a thuash në publik sepse ajo që publikohet kuptohet se gjithë bota i lexon. Besoj se secila formë shkrimi qoftë artikull shkencor, qoftë poezi, tregim, etj, kërkon një talent të lindur sepse brenda secilit shkrim duhet ditur të përshkruash qasjen, vijueshmërinë dhe zgjedhjen përmes këshillave adekuate për problemin, e deri arritja te kuptueshmëria te lexuesi, dmth duhet ditur, mbajtur një vijimësi në shkrime. Si psikologe që jam në një formë ndjej obligim moral ndaj popullit tim të jap sqarime, këshilla, aty ku besoj që mundem të ndikoj, gjë që tashmë suksesi im duket nga rezultatet që kam arritur nëpër njerëz sigurisht duke mos kursyer veten as në dije as në kohë. Theksoj sidomos gjatë kohës së vetizolimit e deri më sot sa kemi covid-19 prezent në theks të veçantë kam vërë këshillimin që sa më shumë tu dal në ndihmë gjithë ata që drejtohen tek unë për ndihmë psikologjike. Sigurisht se të ndihmosh duhet dhe të sakrifikosh, sidomos të jesh nënë, grua, duke pasur dhe një punë të rregullt, nuk është dhe aq e lehtë të ndash kohën për qindra njerëz, për shkrime që unë bëj vazhdimisht por unë arrita dhe e bëra dhe prap e bëj me plot vullnet e dëshirë. Kjo që unë bëj më bënë të jam shumë e përbushur nga aspekti moral, sepse në një formë dhe mu shpërblya jo nga aspekti material po nga ai moral duke i hapur vetes dyert në gjithë botën anekënd ku ka shqiptarë. Andaj, gjithmonë them “mos hezitoni, ndihmoni në çfarëdo forme që ju mund të ndihmoni, sepse gjithmonë do ju shpërblehet në një formë” Puna dhe kontakti im i çdoditshëm me persona duke pasur nevoja nga më të ndryshmet dmth, si Psikologe Klinike, më nxiti të merrem dhe më tepër me shkrime psikologjike, thjeshtë më është dukur e nevojshme. Dijmë se në Kosovë ende është “tabu” të vizitohet psikologu apo vizitohet vetëm atëherë kur problemi psikologjik është dukshëm i komplikuar, atëherë unë vendosa që me shkrimet e mia në mënyrë indirekte sadopak t’i shërbej gjithë atyre që kanë nevojë në një formë. Dalloj se mes nesh janë prezente disa çrregullime që edhe vet ose nuk i dijmë po edhe nëse i dijmë për arësye të ndryshme i mohojmë, fshehim, dhe për fat të keq nuk i trajtojmë, e pikërisht qëllimi im është ti hedhi në sipërfaqe disa mangësi që mua më duket se janë mes nesh si shoqëri. Ndërsa, me poezi jam marrë qysh si fëmijë, në rini, e tutje. Poezia është qetësues i mendjes time, atëherë kur dua të qetësoj veten, pushoj, relaksoj marrë shkruaj poezi. Poezia në një formë më çlodhë dhe më jep një ndjesi të veçantë. Nuk kam ndonjë zhanër të caktuar që shkruaj, deri më tani kam shkruar poezi lirikë, duke i shtuar elemente nga aspekti psikologjik, social dhe filozofik.
QendraPress-;Kush ishte cytja dhe si e filluat me shkrime. Kur e botuat krijim e parë , dhe a mendoni se ishte nevojë e juaja shpirtërore ?
Msc.Lule Alidema-Si fillova nuk kujtoj ndonjë cytje të theksuar, ajo ishte brenda natyrës time si fëmijë, kujtoj si fëmijë që nga shkolla fillore kur shkrimet, atëherë hartimet e mia ishim shembull i mirë në tërë shkollën. Kujtoj me ëndje mësimdhënësin tim kur merrte hartimin tim si model i mirë sikur nga kuptimi, përmbledhja, pedantria, drejtshkrimi dhe bukurshkrimi.
Qendrapress-;Profesioni Juaj a është I lidhur drejtpërdrejtë më këtë?
Msc .Lule Alidema- Në fakt egziston ndërlidhje, dhe profesioni si psikologe kërkon një talent njejtë sikur letërsia apo artet në përgjithësi. E them këtë sepse një psikolog i mirëfillt duhet gjithësesi të jetë i aftë, i gatshëm gjithmonë të krijoj bindje tek klienti, të posedoj aftësinë të krijoj besim. Besimi klient-psikolog arrihet përmes bindjes së krijuar nga klienti ndaj psikologut. Poezitë që unë shkruaj secila nga ato kanë dhe komponentin psikologjik, bukur i përshtatet ngase jeta e njeriut ndërthurret mes ndjenjave, emocioneve, motivit, dëshirave, etj, dhe gjitha këto dihet janë përbërës të jetës tonë dhe më së miri i shtjellon psikologjia. Andaj besoj se është fat si Psikologe që jam që kam dhe talentin të shkruaj poezi, sepse besoj se duke qenë tashmë në bërthamën e psikologjisë arrijë mjaftë mirë të kyqem, ta them origjinalen që nga burimi i ndjenjës, dhe deomos do dal një poezi e ndjeshme për secilin lexues.
QendraPress-MNëse mund të na trego cili është bagazhi I familjes Tuaj në këtë trashëgimi shpirtërore?
Msc ,Lule Alidema- Sigurisht se talentet kanë dhe bazë trashëguese. Përveq para meje nga familja ime që kanë po këtë prirje shkrimi, më gëzon fakti se dhe fëmijët e mi kanë trashëguar nga talenti im. Vajza ime e madhe Alba shkruan poezi të mrekullueshme, Artina pikturon në mënyrë profesionale dhe djali Rrezoni tashmë është emër i njohur i estrades tonë si muzicient dhe Producent. E gjitha kjo do të thotë se artet janë pjesë e familjes time në përgjithësi.
QendraPress-;A do të vazhdoni të shkruani edhe në të ardhmen. A mund të na thuash çka keni botuar deri më tani?
Msc,Lule Alidema- Të ndalem së shkruari për mua nënkupton ndalje e të folurit, ndalje së frymuari, nuk mund ta imagjinoj të ndalem, për mua është e pamundur ndalja, theksova se është ushqim i mendjes. Para ca muajsh kam botuar librin tim të parë me ese psikologjike që titullohet “ FUQIA E FJALËS”, poashtu jam në procedurë e sipër për botimin e radhës me poezi, tutje do vazhdoj me botimin e tretë me shkrime psikologjike, mbase kam shumë shkrime që kam shkruar dhe nuk i futa në botimin e parë arësyeja që libri të jetë jo shumë voluminoz dhe monoton për lexuesin. Botimi i katërt që synoj do jetë me thënie që unë përpiloj nga përditshmëria jonë, pra janë gjitha me një porosi vetëdijësuese dhe edukuese.
QendraPrress-;Cilin vlerësim e ndani për aktualitetin letrar ?
Msc.Lule Alidema- Gjithmonë poetët kanë shkruar, shkruajnë dhe do të shkruajnë, por unë mendoj se poezia shkrimet duhen pasur prirjen apo talentin brenda shpirtit të poetit. Paksa shof një zbehje nga ky aspekt por këtë pjesë më së miri e gjykon apo vlerëson lexuesi. Poezia ka vlerë deri sa është origjinali, në momentin që merren pjesë nga autorë të ndryshëm e bëhen në një poezi të vetme dyshoj se është e dhembshme të dëmtohet poezia në këto forma.
QendraPress-;Cilin mesazh e përcillni përmes QendraPress tek lexuesi?
Msc. Lule Alidema-Përdorni gjithmonë mendimin pozitiv ndaj vetes dhe tjetrit, sa më larg urrejtjes, xhelozisë, keqkuptimeve, manipulimeve. Jeni vetja gjithmonë, zgjedheni verzionin më të mirë për veten tuaj dhe gjithmonë do jeni të vlerësuar.
QendraPress-;Po të filloja nga fillimi jetën a do të kishe ndryshuar diçka , nëse po çka e nëse jo pse?
Msc Lule Alidema-Njeriu është natyrshëm qënie e pangopshme dhe gjithmonë gjen vend për paknaqësi. Unë personalisht nuk është që kam ndonjë paknaqësi apo diçka që do doja të ndryshoja por dhe unë i takoj qënies njerëzore dhe sigurisht se disa herë pavarësisht arritjeve që kam, duke njohur kapacitetin tim, vullnetin, fuqinë krijuese, kurreshtjen, etj. do kisha mundur të arrij dhe më shumë, por kuptohet rrethanat në vendin tonë mes paragjykimeve si femër, grua, pak a shumë ishin si pengesë në atë se çfarë kisha ditur dhe mundur të bëja. Në një formë gjitha deri më tani që kam arritur, tashmë dalloj dhe në poezi ende kam kufizime në të shprehur pikërisht kjo është pengesë në arritje, thjeshtë duhet vepruar brenda kornizës së caktuar. Ende mungon hapsira e lejuar si femër që të manevroj në botën artistike, të shprehem lirshëm pa u paragjykuar. Falemnderit!!!/qendrapress,com/
NËN DUVAKUN E NUSËRISË
_________________________
Nusja e re nën duvak qëndron stepur
Nuk di as vet se çfarë po bën
Nuk di se ai duvak mbi kokë
Sa kuptim ka, e ç’domethënë.
Mbuluar nusja me duvak
Pas e lë vajzërinë
Ai duvak i nusërisë I jep
epitetin zonjë e shtëpisë.
Ai duvak mbi kokë t’nuses
Mbartë peshën prej gruaje
Nuk je me ai zog i lirë
Që fluturoje pemë më pemë e krua më krua.
Nuk je vajzë më po je grua
Pesha e shtëpisë bie mbi supet tua
Po kur bashkohen dy dashuri
Duvaku mbi kokë është mrekulli!!!
Lule Alidema, 22.11.2020, Prishtinë