Lajm i mirë për studentët: Lirohen nga pagesa e semestrit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se janë realizuar kërkesat e tyre.Këto kërkesa janë realizuar pas takimit të ditës së premte (29.01.2021)me kryeministrin e në detyrë të Kosovës.Në mesin e kërkesave janë edhe lirimi nga pagesa të të gjithë studentëve të nivelit Bachelor, ndërsa ata të masterit lirohen 50 për qind.Më poshtë gjeni të gjitha kërkesat që janë realizuar:
REALIZOHEN KËRKESAT E KONFERENCËS SË PARLAMENTEVE STUDENTORE
Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar.Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht
Do të hapen bibliotekat
Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro)
Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master
Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës
Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh
Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve
Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës
50,000 euro për Bibliotekën Elektronike
200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon
Vendimet zyrtare nga MASh dhe Qeveria e Republikës së Kosovës publikohen ditëve në vijim.