Kryeministri Kurti emëron Aziz Bicin, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

0

                                      Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bicin, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit theksohet se me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.Albin Kurti, shpesh është kritikuar nga partitë opozitare se “nuk i ka prioritet kategoritë e dalura nga lufta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *