Çaste poetike me poeten;Teuta SHAQIRAJ
Më flet jeta
——————————-
JETA ime është një lojë e ndershme.
Me lojtarë të dobët e fantazma t’nëndheshme.
JETA ime një arenë ndjenjash të brishta
të fundmë fjalë e gëlltit e shëmtuara, prepotenca.
Kjo lojë e bukur nën kthetrat robëruese,
më regetin zemrën e gjakun, si në kumarë.
Në vend të bërrylave e shkelmave mizore,
dhuroj të ëmblen dashuri e mirësi bashkë.
Me dilemën të hyj a të dal,
nga e çuditshmja lojë;
me buzagazin mbirë , si trëndafil i lagur,
nga vesa e djersës tënde erëmire mbi buzë,
të fitoj raundin e fundit, me gjunjë copëtuar.
Teuta Shaqiraj