Ky është 26-vjeçari që u ther për vdekje në Mitrovicë
Raportohet për një vrasje që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku një person është therur për vdekje nga dy të dyshuar.Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka treguar se personi që ka mbetur i vrarë është 26-vjeçar me inicialet A.M.Reporteri.net mëson së bëhet fjalë për 26-vjeçarin Albert Muja. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net/.