Drejtoria e Shërbimeve Publike në  Prizren sot, e shënoi  Diitën Ndërkombëtare të  Ambientit më një  varg  aktivitetesh   

                  Drejtoria e Shërbimeve Publike në  Prizren sot, e shënoi  Diitën ndërkombëtare të  ambientit më një  varg  aktivitetesh  të  përcaktuara kryesisht në fshatin Lubizhdë të  Prizrenit, ku  aktiviteti i sotëm ka  filluar  në   oborrin e  Shkollës  ‘’Ekrem Rexha’’  të  këtij fshati, e pastaj ka  vazhduar  me pastrimin e shtratit të  lumit në këtë fshat  si dhe pastirmin e   një pikë  të  egër  të  deponisë. Përgjegjësi  i kësaj drejtorie  Muhamet  Bajrami, tha se ne sot  po e shënojmë  Ditën ndërkombëatre të ambientit pasiqë  dje ishte  ditë pushimi, Këtu sot  jemi  me  aktvitete të shumta dhe  padyshim se kjo  besojë se do të sensibilzojë   shënimin e kësaj dite tha ai.

Drejtoresha e  shkolë ssë Lubizhdës  Syzana Ramadani,  tha s e sot u mbillën   10  fidane  të  pemëve  dekorative  si dhe kemi pasur  aktivitete  për pastrimin dhe rregullimin e oborrit të shkollës tonë, Ajo falenderoi drejtorinë   dhe  Eko regjionin për këtë  aktvitet

Kryetari  i fshatit Nehat Vehapi, duke  falenderuar  komunën që ka përzgjedhur  pikërisht këtë fshat  për të  shënuar këtë ditë  tha se  e dijmë se kemi shumë punë , por  këto aktivttete të sotme në  mënyrë simbolime  na dhanë sinjalin se komuna do të jetë në këtë rrugëtim tonin  që këtë fshat ta  bëjmë  sa më ekologjik, tha ia.

Në këtë aktvitet pos drejtorisë së  Shërbimeve Publike , ‘’Eko- regjionit’’  ishin edhe nxënës të   shkollës së  Lubizhdës  dhe ata të  Shkollës së Kompetencës, kurse  aktivitete të këtilla kjo drejtori ka bërë edhe  ditëve tjera  me rastin e pastrimit të Lumbardhit.