Një i vdekur e mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus sot në Kosovë 
N ë 24 orët e fundit në Kosovë është konfirmuar një viktimë dhe 1332 raste të reja pozitive me koronavirus.Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se rastet e reja janë nga testimi i 3423 mostrave, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 38.91 për qind.Në 24 orët e fundit janë shëruar 1605 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.410.