Landovica 24 vite nga lufta ende përballet me dhembje e krenari.
Kur vie marsi fshati duket se ringjallet, por saherë flasin landovicasit evokojne datën 26 mars të vitit 1999 është nga ajo ditë kur ky fshat si njëri ndër fshatrat kryesore të logjistikës që vepronte në kaudër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së secilit banorë të këtij fshati asesi nuk ka se si mos të i kujtohet ajo ditë e vështirë dhe ajo ditë që solli djegien e 90 për qind të fshatit, pastaj u vranë dy dëshmorë të lirisë dhe u sakrifikuan jo me pak se 18 martirë në mesin e tyre edhe fëmijë tre vjeqar si dhe plakë 80 vjeqe. Landovica 24 vite pas përkujtojn 26 marsin atë ditë kur zjarri I luftës dogji 100 shëtpi, e mbi të gjitha rikujton rënien e dëshmorve të pavdekur Hashim Gashi dhe Ismet Gashi të cilat ranë, I pari duke vrarë ushtarët paramilatrë e I dyti ishte në shërbim te popullëtës civile . Landovica veq ishte brumosur me atdhedashuri, ngase ishte dëshmori i parë I Përdrinisë Pëparim Thaçi, I cili la 10 e universietit dhe morii pushkën e lirisë. Pastaj ishin dëshmorët Tahir Gashi e Hamit Thaçi që ranë në frontin e parë të betejes së Jshkovës. Ishin trimat si Halil Gashi që ra në Koshare e ra Hysni Morina në Doberdelan për lirinë e Kosovës. Landoivica vetëm fal angazhit të drejtorisë së Shërbimeve Publike të Prizrenit verën që e vitit 2011 u nderua me rregullim rrugësh e për këtë banorët pohojnë se merita ka drjetori Hasan Hasani I cili ishte në luftë dhe diti rëndësinë e këtij fshati.Njëra ndër temat e sotme në që vazhdon të ngrisë shqetësimin edhe tek udhëheqësit e komunes dhe vetë udhëheqjes së fshatit Landovicë është gjendja aktuale e deponisë rajonale në Landovicë. Në këtë fshat falë angazhimit të drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe konkretisht drejtorit Hasan Hasani,ky fshat nga një fshat i përbaltur është shënderuar në një fshat të thuash plotësisht të
urbanizuar Por,shqetësim ende i pa kaluar në Landovicë ka mbetur dhe për banorët e këtij fshati rrezik ka mbetur fati i deponisë rajonale Selim Morina ish komandant lokal pohon se për djemtë e Landovicës është bërë shumë pak. Kështu njëri ndër luftarë e paepur të lirisë Faik Berisha mezi siguroi nje vend pune.. Kurse këtë fat e kanë edhe shumë të rinjë të këtij fshati. Pra gjatë viteve 1997 /98. dhe 99 I gjithë fshati si rast unik dhe i vetëm në Kosovë ishte Landovica që ishin të kyqur në ndihmë për luftën ,Secila shtëpi ishte shëndëruar në fole te luftëtarët e lirisë. Kurse ende i ka të freskëta ky fshat edhe fatin e përbashkët të një kohe jo të shkurtër që ndanë me koamadant Daja I vogël Hysni Syla,i cili kishte ardhur që nga Amerika e largët dhe kishte kapur pushkën e lirsë dhe këtu shëronte plaget nga plumbat e marrur. Landovica
ndihet shumë krenare që atdheut dhe lirisë I dhe kaq shumë dëshmorë martirë. Por fati I këtyre banorëve të thuash vazhdon të përkeqësohet ngase papunësia po bënë që banorët e këtushem të ndihen të lodhur edhe nga ikja e të rinjëve.. Banorët e këtij fshati tani e një kohë të gjatë janë në presion të thellë, sepse çdo reshje shiu sjellë erën e rëndë për banorët e Landovicës nga deponia dhe ata nuk arrijnë të jenë asnjëherë të qetë.Në përkrahje të landovicasve,janë edhe ekspertët nga Prishtina,të cilët kanë konstatuar rrezikun e përmendur. Banorët e këtushëm shpresojë në drejtësi dhe shpresojë në mbylljen urgjente të këtij”varri masiv” të së ardhmes.Burimet e Landovicës nga një analizë kohë më parë që është bërë në Institutin e Shëndetit Publik është konstatuar se kanë ujin më të pastërtin në rajon dhe në gjithë Kosovën. Ujë lajthije siq thuhet , mirëpo
këto burime është mirë të I shfrytëzojë kompania e ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” në Prizren, për të furniuzuar me ujë të kualtitet më të mirë në Kosovë banorët e Prizrenit dhe që këto burime të shpëtohen e mos ë ndoten edhe këto . Këtë tani e dijnë edhe banorët dhe investimet që ka bërë komuna në këtë fshat tani më i ka lidhur këta banorë për fshat, bile edhe I ka kthy disa familje që deri dje ishin në qytete të Kosovës.Landovica ëshët fshat që meriton edhe më shuëm. Këtë mendim e ndajnë të gjithë ata që në luftë ishin drejtëprdrejt sepse secili që ka kaluar këtej pa tjetër ka pas rast të ketë hëngër bukën e Nënës Miradije. Miradije Berisha, ajo Nënë që për secilin gatoi bukë pastroi plagë dhe patroi rrobat e UÇK=së. Ajo Nënë e madhe e Kosovës ende nuk ka as një pllakë përkujtimore nga shteti.Ajo këtë e meriton.Ajo meriton që një institucion humanitar të mbanë emrin sajë, emrin e Nanës Miradije./qëndrapress.com/