Shpallet konkursi për regjistrimin e nxënësve në arsimin joformal të Prizrenit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka shpallur konkurs për regjistrimin e nxënësve në arsimin joformal, në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët (Klasa 1-9). Drejtoresha e DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se ky ishte një premtim i dhënë nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.“Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, me mbështetjen e kryetarit Shaqir Totaj, ka hapur thirrjen për organizimin e arsimit joformal , për të gjithë ata/ato që nuk e kanë përfunduar shkollimin nëntëvjeçar, për arsye të ndryshme”, shkruan në Facebook, Veselaj-Gutaj.