Fryma poetike e së dielës me poeten ;- Elvira ZENELI
U DEHA SONTE!
—————————-
Për ty u deha,
jo me verë,
me Dashuri!
Ortek gotash si gurët e malit
u shembën mbi lëndinën e luleve,
aty ku shpirti im të pret i frikësuar,
aty ku unë dhe ti,
si litarë të spërdredhur,
herë ngushtë e herë të lumtur,
linçojmë një Nyje Gordiane!
Inatin që kisha
ti ma copëtove në një pafundësi kokrra shege,
si në mijë galaktikë
e mushtin saj
e shtrydha në lëng të shpirtit tim
e: U deha!
Me dy gota verë u deha,
për ty
e për qefin tim!
Ndonjëherë dalldia
nuk paska çmim!
/www.qendrapress.com/