Grabitja në Suharekë, ndalohen dy persona

                     Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si të dyshuar në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Prokurorja e Shtetit, Ervehe Gashi, e cila theksoi për momentin ata janë duke u intervistuar në cilësinë që kanë ndihmuar të armatosurit në grabitje. “Dy personat janë ndaluar gjatë ditës së sotme, njëri në orën 14:00, tjetri një orë më vonë. Ata dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e rastit, nuk janë të dyshuarit kryesorë, ata dyshohet se kanë ndihmuar të dyshuarit të kryejnë grabitjen e armatosur”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.