Osmani priti në takimin ministrin Vitia, diskutojnë për sfidat në sektorin e shëndetësisë

                 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim gjatë kësaj jave ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Në takim u diskutua për zhvillimet dhe të arriturat në fushën e shëndetësisë përgjatë vitit, si dhe sfidat kryesore në këtë sektor.“Në kuadër të Këshillit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Presidentja, janë identifikuar një sërë çështjesh që e involvojnë sektorin e shëndetësisë, prandaj gjatë takimit u diskutua për reformat që janë realizuar si dhe planet konkrete për vitin në vijim me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin e bërë për media.