Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin japonez në Austri dhe Ambasador i plotfuqishëm jorezident në Kosovë
Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin japonez në Austri dhe Ambasador i plotfuqishëm jorezident në Kosovë, Sh.T. Ryuta Mizuuchi si dhe të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë, Keisuke Yamanaka, ku diskutuan për shumë tema, përfshirë kontributin e shtetit japonez në të gjitha etapat e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Gjithashtu, biseduan për vazhdimin e projekteve të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes për qytetarët.