Fryma poetike e së mërkurës me poetin; Qazim THAÇI- Duke shpjeguar historinë, bëri epokën e tij./Kushtuar Prof.Dr.Mejdi Elezit/

Duke shpjeguar historinë, bëri epokën e tij.

/Kushtuar Prof.Dr.Mejdi Elezit/

Në  agun e mëngjesit prillor

Lamtumirë i thua kësaj bote

Për ta lënë pas epokën  Tuaj

Që atdheut i shërbeu si pasaportë

Pishtar arsimi nëpër dekada.

Si flakadanë kudo me dritën e dijes

Me amanet që Kosovën ta bënë tokë lirie

E librat e shkruar të mbeten, bazament historie

Kur yjet  vigjilojnë në agun e mëngjesit

Me vete morën frymën e një vigani

Për të lënë si trashëgimi,dashurinë njerëzore

Me tingujt e Moxartit dhe betimin  Hipokratit.

/www.QendraPress.com/