KQZ personat me aktakuza për korrupsion në listat për deputet të mos i certifikon –shkruajnë:Gent dhe Blend GJINI
Kodi Penal i Kosovës, në komentarin e saj parasheh edhe veprat penale të Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, të (korrupsionit) këto janë vepra ku shumë kandidatë për deputet po garojnë nëpër lista të partive të ndryshme, konsiderojë se vet shoqëria, Ambasadat, OJQ, kanë reagime që kandidatët për deputet sidomos me aktakuza për keqpërdorime të detyrës zyrtare, duhet kërkuar urgjentisht nga KQZ, të mos i certifikon këta kandidatë të përlyer me korrucpion, si vepër penale e keqpërdorimit, te parasë publike, dhe taksapaguesve të qytetareve, të mos i lejojnë assesi aplikimin e tyre për kandidat për deputet. Ambasada e Shteteve te Bashkuara, si çdo herë ka pasur qëndrimin strikt që kandidatët për deputet, të cilën po ballafaqohen me aktakuza, nëpër gjykatat e Republikës së Kosovës, për veprat penale të korrupcionit te mos i lejon partitë, që këta kandidat të futen në listën e deputeteve. Kur, një kandidat për deputet ka aktakuze per keqpërdorime të detyrës zyrtare, le të kuptohet se ai person nuk e ka besimin e qytetarëve që të pëlqehet me vote për deputet, e as edhe si një asamblist komunale. Në lidhje me këtë, GLPS dhe çdo OJQ shpreh shqetësimin dhe kundërshton çdo përfshirje në listë të kandidatëve për deputetë të personave me aktakuza dhe dënime për vepra penale të korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe vepra tjera të ndërlidhura që dëmtojnë rënde besueshmërinë e Kuvendit dhe vendimeve që merren. Po ashtu, pavarësisht prezumimit të pafajësisë (për ato raste me aktakuza aktive), GLPS kërkon që përbërja e re e Kuvendit, duhet medoemos që të formoj një grup punues i cili ka si qëllim, bazuar në standarde objektive dhe parime të qarta të vendeve demokratike, të propozoj ndryshimet e nevojshme ligjore (pa përjashtuar edhe ato kushtetuese) që sqarojnë rrethanat ku e drejta për t’u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës mund të kufizohet. Për dallim nga Aktgjykimi dhe qasja arbitrare e Gjykatës Kushtetuese, përbërja e re e Kuvendit, duhet të gjej konsensusin për të ndërtuar kufizime mbi kandidatët për deputet mbi baza të qarta kushtetuese, sidomos duke marr parasysh vendet demokratike, ku një gje e tillë parashikohet për individët që janë dënuar për vepra të rënda penale, me vendime me burg efektiv, dhe të cilat për nga natyra përfshijnë elemente të qarta të qëllimit dhe dashjes, sidomos ato që lidhen me korrupsionin, tradhtinë kombëtare, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, krimin e organizuar, vjedhjen, vrasjen, e të ngjashme./www.QendraPress.com/