Prizreni, vizitohet nga mijëra  turistë anekënd  botës dhe mbetet  pika më atraktive  e Kosovës dhe më gjerë.

    Qyteti i Prizrenit, tashmë  është bërë pika më atraktive  turistike në Ballkanin perëndimor. Secili prizrenas është dëshmitar se  grupe  turistësh  janë  në të  gjithë pjesët e  Prizrenit, duke  filluar nga  ‘’Shadërvani’’ pastaj  duke  vizituar  Xhamin e  Sinan Pashës  qindra e qindra  tjerë  duke  shkuar drejt kalas  e shumë pika tjera  turistike që  Prizreni i ka të shumta Por   duke mos anashkaluar as  monumentin e  Hamamit të  Gazi Mehmet Pashës, e pa ashtu kompleksin e Lidhjes se Prizrenit. Kështu Prizreni me  numrin madh të  vizitorëve padyshim se i ka dhënë shije të  veçantë  këtij qyteti edhe vete laramania e turistëve dhe vizitorëve, mirëpo, në këto vizita aktualisht  prijnë turistë nga Turqia, por nuk mungojnë  turistë as nga shtet e largëta deri tek Japonia. Por, numrin  vizitorëve po e shtojnë edhe   vetë  vizitorët që  vinin  nga  gjithë  Kosova. Duke pa këtë  vërshim  të  vizitorëve dhe turistëve , është koha që  të punohet më shumë për të  rikthyer, disa nga  zejet atraktive  që ka pasur  Prizreni  e ashtu  do të  vazhdon të mbete  në  trend   Prizreni, Sepse  duhet se ky qytet  ka pasur  dikur 192  lloje  zejesh të cilat ia kanë rritur  namin këtij qyteti. Prizreni si qartë i kësaj traditë  padyshim se  është bërë e  po bëhet   pika   më  këndshme  turistike në gjithë  Kosovën e më  gjerë. Për këtë   po kështu po përfitojë  edhe  ekonomia  e këtij qyteti. Prizreni dhe  bukuritë e këtij qyteti mbeten  vetë mrekullia që  ka  bërë civilizimi i  shekujve   në këtë pjesë të  botës./Rtv Besa/ transmeton /www.QendraPres.com/