Shaqir Totaj në Washington: Privilegj të rikthehem në Departamentin e Shtetit pas 15 vitesh
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka realizuar një vizitë të veçantë në Washington DC, duke u rikthyer në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve pas 15 vitesh. Ai e përshkroi këtë rikthim si një përvojë emocionuese dhe rikujtim të rëndësishëm.
“Ishte freskim i jashtëzakonshëm i memories, që pas 15 vitesh të kthehem në US State Department, Benjamin Franklin Room,” deklaroi Totaj në llogarin e tij në Facebook.
Gjatë kësaj vizite, ai pati rastin të takohet me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit për sektorin e edukimit, Scott Weinnhold. Po ashtu, Totaj mori pjesë në “Global Leadership Forum” që po mbahet në kuadër të programit “H. H. Fellowship,” ku pati mundësinë të takojë pjesëtarë të shumtë nga ky forum./