Të dashur qytetarë nga Krusha e Madhe, Të dashur qytetarë nga Kosova e Shqipëria.Më lejoni që përmes kësaj komunikate për media, t’i drejtohemi të gjithë opinionit në lidhje me apostrofi min të masakrës së Krushës.Siq edhe jemi dëshmitarë, në Krushë të Madhe, gjatë 25, 26 dhe 27 Marsit të vitit 1999 ka ndodhur njëra nga masakrat më të mëdha pas Aushvitzcit dhe Srebrenicës, me ç’rast janë vrarë 241 qytetarë, nga ta 7 fëmijë, 5 femra (njëra shtatzënë) dhe kanë mbijetuar 25 të plagosur lehtë e rëndë.Gjithashtu, si pasojë e krimit në Krushë të Madhe kanë ngelur 148 gra të veja dhe mbi 500 fëmijë jetimë.Shtatë familje pa asnjë mashkull trashëgimtarë.Sipas tribunalit ndërkombëtar për ish Jugosllavi, në Krushë të Madhe kanë qenë dy krematoriume, tetë varreza masive dhe shumë varreza individuale përfshirë edhe dëshmi të tjera të krimit serb siq janë kamioni i ngarkuar me trupa të familjarëve tanë e më pas i dërguar buzë lumit Drini i bardhë mes fshatrave Krushë e Madhe dhe Krushë e vogël ku i është vënë zjarri dhe është hudhur në lum, rrëzimi i minaresë/shkatërrimi i xhamisë së fshatit vend në të cilin ishin mbajtur gratë me fëmijë pas ndarjes nga familjarët e tyre si dhe njëra ndër dëshmitë më të forta edhe inçizimi me kamerë i z. Milaim Bellanica , pjesë e së cilës është publikuar në BBC pas daljes së tij në Shqipëri me datën 4 Prill 1999.Z. Bellanica kishte bërë një punë shumë humane duke rrezikuar edhe jetën e tij me qëllim të dokumentimit të masakrës serbe.Sot, 21 vite pas lufte, kur si asnjëherë më parë kemi nevojë për zbardhjen e fatit të 64 familjarëve tanë të kidnapuar dhe të zhdukur nga administrata shtetërore serbe e jetësuar nga policia paraushtarakët dhe ushtria serbe udhëhequr nga serbët lokal,nën bekimin e kishës.Sikurse shumë herë ndër vite, kërkojmë dëshmi përmes së cilave drejtësia do të dalë në pah, e në veçanti tani kur çlirimtarët tanë janë duke u gjykuar padrejtësisht.Andaj, kërkojmë nga qeveritë shqiptare në Prishtinë e Tiranë që dëshmisë së z. Bellanica dhe dëshmive tjera t’u jepet dritë dhe ato të përdoren kundër kriminelëve serbë dhe asesi të mos përdoren për qëllime politike në mes shqiptarëve kudo që janë.Ne si fshat, falënderojmë nënën Shqipëri për të gjitha të bëmat ndaj neve si fshat dhe në përgjithësi ndaj Kosovës, me shpresën se vetëm të bashkuar mund të ecim para.Ftojmë të gjitha mediat vendore e ndërkombëtare, që të vijnë dhe të binden me brutalitetin e masakrës së Krushës së Madhe.Selami Hoti.Kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.