Kadri Skeja,meriton të zgjidhet kryetar nderi i SHKA-‘’Agimi’’-Shkruan;Liman Asllani,veprimtar i dalluar i Prizrenit
SHKA’’Agimi’’ veprimtarinë e vetë e ka filluar si njëra nga shoqëritë më të para në Kosovë menjëherë pas luftës së Dytë Botërore .Kohë më parë SHKA ‘’Agimi’’ humbi kryetarin që për plotë 21 vite ishte në krye të Shoqërisë. Subi Pasuli ishte Kryetar Nderi deri në ditën e fundit të jetës. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në SHKA’’Agimi’’ dhe se bashku me disa bashkëpunëtorë e bëri SHKA ‘’Agimi’’-më kulm të vetin
Prizreni kurdo që ti shkruaj kronikat e kulturës padyshim se vend meritor do të zë angazhimi dhe kontributi 40 vjeçar që dha Subiu. SHKA’’Agimi’’ është, nje krua që nuk shteroi e nuk do të shtjerre kurrë,. Sepse në gjiun e vet shumë anëtarë që me vite për asnjë moment nuk ju ndanë angazhimeve dhe aktivitetit për këtë shoqëri . Por, për momentin është Kadri Skeja ai që plotë gjashtë dekada nuk u nda nga SHKA ‘’Agimi’’. Komisioni për shpërblime e nominime që vepron në SHKA ‘’Agimi’’ duhet iniciuar procedurat që Kadri Skeja të shpallet Kryetar Nderi, dhe kjo të miratohet nga organet e Shoqërisë. Kjo do te ishte një akt moral për dikë që një jetë të tërë ja dhuroi kur pa u lodhur SHKA’’Agimi’’, Deshe apo nuk deshe Kadri Skeja dhe puna e tj e palodhur jen një lloj ADN- ja e SHKA’’Agimi’’, prandaj është më meritori ai që të zgjidhet Kryetar Nderi./qendrapress.com/