Jetmir Rudi nga fshati Rudë i Malishevës është raportuar i zhdukur.

0

Pasditen e së shtunës është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kanë lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Kërkimi për 28-vjeçarin po vazhdon ende.Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

“Jo nuk e kemi gjetur, jemi duke e kërkuar ,dyshime s’kemi, ka qenë i stresum pak. Ka qenë i stresum kur ka dalë i ka thënë nënës po dal te lumi. Këndej kah lumi dhe pjesa tjetër jemi duke e kërkua”, ka thënë një familjar i Jetmirit.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.

Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar se ka dyshime se Jetmiri është rrëmbyer.

“Dyshimet e para janë se 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është rrëmbyer. Policia dhe ekipet tjera janë duke tentuar t’i bien në gjurmë, qoftë viktimës apo të dyshuarit”, ka deklaruar ky burim.

Ndërkohë, familjarët e Jetmirit mëngjesin e sotëm përmes mediave lokale të Malishevës kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *