A mund të jetë rastësi arrestimi pikërisht i këtyre katër figurave kaq simbolike?-Shkruan:Pof.Dr.Milazim Krasniqi

0

                                   Simbolika e katër të arrestuarve nga Gjykata Speciale: Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë dy nga themeluesit dhe drejtuesit politikë të UÇK-së, Rexhep Selimi ishte figura e parë që foli në publik në emër të UÇK-së, me çka realisht filloi revolucioni çlirimtar, ndërsa Jakup Krasniqi ishte zëdhënësi i parë i UÇK-së, me çka ajo u bë fakt legal dhe publik. Të jetë rastësi arrestimi pikërisht i këtyre katër figurave kaq simbolike? Ka rrezik që kjo simbolikë tregon synimin që të rishikohet historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, që të ndryshohet narrativa e çlirimit të Kosovës. Për faktet, sigurisht që mbetet të pritet me durim procesi gjyqësor. Deri atëherë është në fuqi prezumimi i pafajësisë së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *