Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

                     Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy programe studimore të Fakultetit të Filologjisë.Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 151-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të mbajtur më 16 qershor 2026, janë akredituar programet: Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) dhe Gjuhësi Aplikative (MA). Programi bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze është akredituar për një periudhë pesëvjeçare, me kuotë prej 100 studentësh, ndërsa programi master në Gjuhësi Aplikative është akredituar për tre vjet, me kuotë prej 20 studentësh.Ky vendim vlerësohet si konfirmim i cilësisë së programeve studimore dhe përkushtimit institucional për ofrimin e arsimit të lartë sipas standardeve bashkëkohore akademike. Akreditimi, sipas Universitetit “Ukshin Hoti”, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të institucionit në zgjerimin e ofertës akademike dhe përgatitjen e kuadrove profesionale për tregun e punës.