Aksidentalisht në magjistralen Suharekë–Prizren ,ka humbur jetën i riu 19 vjeçar nga Pirana e Prizrenit.

Më datën 26.09.2026, rreth orës 1:27, Policia është njoftuar se rreth orës 1:05, në fshatin Lutogllavë, në magjistralen Suharekë–Prizren, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Sipas informatave të para dhe veprimeve fillestare hetimore, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, mashkull rreth 19 vjeç,me incialet O. XH. nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut pohon togeri Shaqir Bytyçi. Me këtë rast, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, mashkull rreth 19 vjeç, nga fshati Piranë i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Njësitet përkatëse policore, së bashku me ekipet e emergjencës, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa i dyshuari është ndaluar në ndalim policor për 48 orë. Policia, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. pohon togeri Bytyçi.