ALARM NGA TIRANA / Majko godet Mickoskin: Po e ktheni shtetin në kohën e Jugosllavisë!

.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ai ka dalë hapur në mbrojtje të studentëve shqiptarë që po kërkojnë të drejtën e provimit në gjuhën amtare.
.
Për Majkon, të mësosh në shqip dhe të detyrohesh të testohesh në maqedonisht, është thjesht fyerje e inteligjencës. Ai nuk e ka kursyer ironinë as për kryeministrin Mickoski. Tentativa e qeverisë për t’u fshehur pas Komisionit të Venecias, sipas tij, është një lojë e rrezikshme.
.
Mesazhi nga Tirana ishte i prerë. Një shtet që pranoi të ndryshojë emrin dhe flamurin, nuk ka pse pyet Evropën se çfarë duhet të bëjë me të drejtat e fëmijëve shqiptarë. Majko theksoi se kjo sjellje i ngjan një kthimi në “Jugosllavinë e errët”, duke u kërkuar të rinjve të mos e ndalin revoltën.
.
A jeni dakord me këtë reagim të fortë? A po tenton pushteti t’i zvarrisë të drejtat e studentëve përmes burokracive artificiale?