Arrestohet 24 vjeçari nga Prizreni për vjedhje të rëndë, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 1 viti
Polocia e Kosovës ka njoftuar se sot (me datë 09 Dhjetor 2022), rreth orës 10:00, Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës në kuadër të Stacionit Policor të Prizrenit , ka lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin J.K (24 vjeçar) nga Prizreni.Sipas njoftimit të policisë, i njëjti ka qenë në kërkim policor me urdhër arrest të gjykatës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sepse me vendim të gjykatë ka qenë i dënuar me burg për 1 (një) viti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.“Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar burg në Dubravë në vuajtje të dënimit sipas vendimi të plotfuqishëm të gjykatës”, thuhet në njoftim