Bedri Halimi nuk është kriminel në asnjë situatë, kujt iu deshën këto pamje kaq të ulëta e pa etikë ???!! -Shkruan:Qazim Thaçi.

                      Jemi dëshmitarë  se sot, me pranga në duar, në formë tepër spektakulare u arrestua Kryeinspektori Bedri Halimi. Mirëpo,  po ky Bedri Halimi ishte arrestuar edh nga Serbia Millosheviqiane, dhe kishte mbajtur burg në Goti Otok, burgu mi i rëndë në ish Jugosllavi. Ishte me legjendën; Adem Demaçi, Teki Dervishin, Fatmir Zekollin e  shumë atdhetar të tjerë. Por, Serbia edhe pse armiq të lirisë së Kosovës  dhe armiq të atdhetarëve shqiptar, por jo në këtë formë nuk e patën arrestuar, për të ua ulur dinjitetin e tyre. Pa dashur të ndërhyjmë në drejtësi, sepse mbi të gjithë duam të jetë në fuqi ligji, por i barabartë për të gjithë .Unë  si gazetar e poet, pyes   dhe  në ndërdijen time kam një paragjykim se  Bedri Halimi është   poet, dhe  kam në paragjykim se poete  assesi  nuk mund të jenë  keqpërdorues  kaq të  rëndë. Pastaj  ai ishte i burgosur politik, dhe  të tillët  ende kam besim të plotë  se  e duan atdheun e tyre me shuam se shumë të tjerë. Dhe së  fundi ai ishte  i renditur në radhët  e luftës së UÇK-së  për të çliruar Kosovën . Ende e kam  të freskët  rastin  para lufte, kur  policia serbe e kishin rrahur   saqë në tërë trupin e ka pasur të nxirë, vetëm e vetëm që mos të tregonte se kush  i bënte informacionet  për lëvizjet e policëve dhe ushtrisë   jugosllave, Ai këtë e dinte mirë  sepse  ishte publike që  i bënte KMDLNJ dhe unë si kryetar i Komisionit  për Informim në degën e LDK_së. Por nga  goja e tij nuk i nxori emrat. Pra  ishte  aq  besnik edhe pse  ata e kishin keqtrajtuar deri në alivanosje. Të gjithë jemi për të gjykuar  keqpërdoruesit e pasurisë së  Kosovës, por ata duhet  të  gjendet  saktësisht e jo të bëhen ekzibicione të  këtilla me  porosi politike, sepse ai në jetese tij  ka ruajtur vazhdimisht nderin dhe tashmë  edhe u pa se  cila është pasuria e tij. Nuk është mirë të  luhet më dinjitetin e askujt e më së paku ta atyre  që i dhanë Kosovës  kaq shumë sa i ka dhenë  Bedri Halimi. Ka  forma tjera   të arrestimit dhe pa bujë  mediale, e nëse   konfirmohet pastaj  fajësia  drejtësia të  kryeje  punën e  vetë, Sepse  ai në jete  ka bërë poezi e  romane, ka  plasuar traditën e  folklorit, ka vuajtur  burgun  për  të drejtën e Kosovës  dhe ka kapur armën për  lirinë e Kosovës, Drejtësi për tt gjithë duhet të kërkojnë jo vetëm ne  si poet e gazetarë, por këtë duhet ta kërkojnë  ata  që janë  në krye të shtetit të  Kosovës  e të shohin  të vërtetën ,sepse vetëm e vërteta   është parim për në shtetin  demokratik /qendrapress.com/   

Leave a Reply

Your email address will not be published.