Berisha: VV paraqitet se nuk di asgjë rreth propagandës serbo-ruse

0

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po paraqitet se nuk di asgjë rreth propagandës e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse.

Berisha, që njëherësh është edhe koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “’Shpëlarja e trurit’” është dukuri të cilës as shkenca për momentin nuk është duke i dhënë përgjigje, prandaj dezinfektimi i kësaj dukurie është shumë jetike për shoqërinë kosovare”.

Postimi i plotë i Berishës:

“Një grumbullë mbetjesh primitive në shoqërin tonë, janë bashkuar në një sektin politik dhe për vite të tëra praktikojn propaganda të modelit Joseph Goebbels për të linquar rivalët politik, në përpjekjet për t’i bërë “lavazh trurit” të militantëve me qëllimin për me i manupuluar dhe pastaj me i përdorën në ambiciet djallëzore të sektit të tyre!

“Shpërlarja e trurit” është dukuri të cilës as shkenca për momentin nuk është duke i dhën përgjegje, prandaj dezifektimi i k’saj dukurie ēshtë shumë jetike për shoqërin kosovare.

>Gjithë k’saj propagande e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse e për të cilën VV po paraqitet se nuk di gjë, duhet t’ përgjigjemi sipas një thënje popullore “pyka e drurit e qanë drurin”!”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *