Biden në kërkesën buxhetore drejtuar Senatit i kërkon edhe 200 milionë dollarë për Kosovën

0

                         Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e ka konfirmuar se në kërkesën që iu është adresuar për buxhetin vjetor të 2022’ës nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden, janë edhe 200 milionët të cilat janë parë të nevojshme për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.Në dokumentin Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për 2022, të publikuar nga MCC’ja, thuhet se Kosova nëpërmjet zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr.“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *