Bildt: Në rast se Rusia pushton Ukrainën, në Evropë do të ketë luftë të madhe me pasoja të thella

0

                      Pas publikimit të planit potencial të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ka pasur reagime të shumta nga figura të rëndësishme në botë.Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt nëpërmjet një shkrimi në Twitter, duke shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Ukrainës. Bildt është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe me pasoja të thella. “Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, ka shtuar Bild.Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë qysh në fillim të vitit 2022.Për këtë çështje, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do të diskutojnë të martën nëpërmjet një bisede telefonike. Në këtë bisedë, Biden pritet të përcjellë “shqetësimin e SHBA-së në lidhje me aktivitetet e trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe do të riafirmojë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *