Ç𝐤𝐚 𝐬’𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧 𝐭𝐞 FC LIRIA?

Liria edhe zyrtarisht nuk do të rikthehet në Superligën e Kosovës as sezonin e ardhshëm. Klubi prizrenas e humbi sot ndeshjen e barazhit ndaj Dinamos, duke e humbur kështu edhe shansin e fundit për rikthim në elitë ![]()
Kjo do të thotë se Liria do të vazhdojë të mbetet pjesë e Ligës së Parë edhe në sezonin 2026/27, pasi që prej rënies nga Superliga në fund të sezonit 2023/24 ende nuk ka arritur ta sigurojë rikthimin.
E gjithë kjo bëhet edhe më e çuditshme kur merret parasysh investimi që është bërë këtë sezon
Liria ishte një nga skuadrat që shpenzoi më së shumti në Ligën e Parë, duke ndërtuar një skuadër me emra të njohur të futbollit kosovar. Për klubin u raportua vazhdimisht për paga të larta, ndërsa gjatë sezonit nuk pati asnjë ankesë publike për borxhe apo mos-ekzekutim të pagave.
Objektivi ishte i qartë që nga fillimi: rikthimi në Superligë ![]()
Megjithatë, skuadra nuk arriti ta mbyllte kampionatin në dy pozitat e para që sigurojnë inkuadrimin direkt. Liria përfundoi e treta, duke u detyruar ta kërkonte elitën përmes barazhit, aty ku sot dështoi.
Një tjetër element që tregon se sezoni nuk ka shkuar sipas planit është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i trajnerëve. Liria e nisi sezonin me Klodian Duron, vazhdoi me Liridon Lecin dhe e mbylli me Ismet Munishin ![]()
Ky i fundit, pas ndeshjes së sotme, dha deklarata që ngritën pikëpyetje të mëdha rreth situatës brenda klubit.
“Kemi pasë telashe të brendshme, jemi munduar t’i sanojmë. Besoj se kanë ndikuar. Sot ishte krejt tjetër fytyrë”, deklaroi Munishi, duke shtuar se “nuk ishim për mburrje në organizim” dhe se “një skuadër pretendente për Superligë duhet t’i ketë të gjitha në vendin e duhur”.
Deklarata të tilla nga trajneri i skuadrës vetëm sa shtojnë dilemat për atë se çfarë realisht ka ndodhur brenda klubit gjatë këtij sezoni ![]()
Madje, ajo që bie në sy pas humbjes së sotme është edhe mungesa totale e reagimit nga faqja zyrtare e klubit. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, FC Liria nuk ka postuar fare rezultatin përfundimtar të ndeshjes së barazhit ndaj Dinamos. Postimi i fundit mbetet ai i rezultatit pas pjesës së parë ![]()
Për një klub me histori dhe tifozëri si Liria, mbetja për të tretin sezon radhazi në Ligën e Parë padyshim se duhet të ndezë alarmin seriozisht… ![]()