Çaste poetike  me poeten;-Edlira LLAKACAJ

S’jam veçse nji kàngë,

———————————-

N’zanin e marrun e t’dehun t’nji udhtarit të vonë,

Cop-cop tuj u thanë.

Fjalët rrokullisen e tingujt nata i pràn,

Aty ku lidhen rrugët me qiellën,

Nji kolibe e trishtueme

Shndrin çuditshëm nèn hànë…

Falma zanin, udhtar i lodhun

Që jeta t’ka deh n’dhimbje e gaz…

E s’din ku pushon kët’nàtë!

Gjithçka jam-

Nji kàngë!

Shendi e gazi mister, rebelimi ndër nota vàrë

Nji zà i lëshuem mallshëm nëpër nàtë.

/QendraPress/