Çaste poetike  me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

ORA E SHQIPNIS

———————————-

Ora e Shqipnis po bie,

Ismail Qemali delegatët i thërriste

Në mesin e tyre ,Hasan Prishtina- me zemër trimnie,

fjalën e burrnisë me kranari e ngriste!

Isa Boletini me trimat e vet,

Për shtetin shqiptarë male e dete kaloj

Pushtuesit mizor me zemëre i ndaloj.

U ul në gjunjë, u përkul i qetë

Për ta puth falmurin me nderë e mall,

Fjalët nga shpirit i dilnin vet

Lidhaj e Prizërenit i ndiçonte në ballë.

Të fala prej gjithë Kosovës,

Shqipnia është e jona!- tha,

Marigona e Gresa dy vajza të reja

Me bistekun si penjë të zi paje.

Natën e gjatë syt s’ju mbyllën

Qëndisën flamurin e mbi të kuqen flakë,

Për këtë Shqipni u derdh gjak,

Që trojet tona t’ bëhen bashkë!

Ditë e madhe 28 Nëntori

Fest e zemrës, gëzim i tokës tonë

Qofshin të bekuara trojet shqiptare

Përherë me flamurin tonë!

/QendraPress/