Çaste poetike me poeten;- Shprese Gashi ZURNACI

MË BRENGOS KJO LIGËSI

———————————–

Më brengos kjo kohë plot ligësi

Ku hilja i prin shumkujt në jetë

Pakkush në vyrtyt mbetet njeri

Hileve e ligësive shpirti i ka tretur

Më dhemb kjo kohë plot hileqar

Ku e liga është bërë shigjet për armë

Pak kush të keqen e mban larg

E të mirën afër shpirtit e mban

Sa shume brengosem në përballje me ligësinë

Kur tjetri përpara syve ta servon

E liga nuk është vyrtyt për njeriun

Oh Zot, sa shumë kjo kohë më trishton

Më trishton e liga që hapsiret na i ka mbuluar

E shumohet si milingonat në grumbull

Se si e keqja hapsirat na i pushton, pa ndaluar

Ec e gjindu mes kësaj ligësie, si i humbur

Shprese Gashi Zurnaci

/QendraPress/