Çaste poetike me poeten;-Zyrafete MANAJ

ATDHEU
—————————
Atdheu s’është veç dhe e gur,
As vijë në hartë që shtrihet larg,
Atdheu ndizet në çdo zemër flamur
Në zërin tim që nuk pranon të heshtë kurrë.
Atdheu është plagë që s’të len të qetë,
Është thirrje gjaku, zë që s’mbytet dot,
Është amaneti i të parëve nëpër jetë,
Që shkel mbi dhimbje, por nuk bie poshtë.
Atdheu është fjalë që s’e than stuhia,
Flamur i praruar nga drita e diellit,
Është nënë që pret, me lot dhe me fisnikëri,
Është zotimi ynë përpara brezave të rinj.
Atdheu është gjuhë që ruajmë si zjarr,
Është gjurmë në tokë, por rrënjët në shpirt,
Është këngë lirie që ngrihet pambarim,
Edhe kur bota të sheh krenare për vendin tënd.
Atdheu je ti, kur ngrihesh drejt,
Kur mbash nderin, flamurin, historinë,
Atdheu jam unë, kur dua me vërtetë,
Ta çoj përpara, me zemër e me dritë lirinë.
/QendraPress/