Çaste poetike me poeten:Anila KODRA
AK PLUHUR KUJTIMESH FSHIN…
—————————————————–.
Si vese mëngjesi ti vjen dhe zhdukesh
Kujtimeve, kërkon t’ju fshish pak pluhur.
Ne një cep dite rri fshehur dhe strukesh
Si për te mbajtur ende gjalle atë dikur…..
Ti vjen dhe pa folur te ndjej je afruar
Largësia s’na bën dot pjese harrese,
Nga gjumi I viteve sikur tani je zgjuar
Horizontit te ëndrrave një drite jeshile shprese.
Mendoj me vete sa here ne te dy
Ishim si Romeo dhe Zhuljete dashuruar,
Tani si një film me vjen çdo gje ne sy
Dhe prapë them me vete sa pak kemi jetuar….
Jetuam te dy larg, muaj, vite, dekada
Sa here mu duk vetja Penelope qe pres,
Here-here ndaj fatit dhe si skllavja Izaura
Ti, Odiseja im qe kishe humbur udhën pa shpresë…
Pastaj fantazoja nje dite me diell
Reja ngjyre gri t’u avitej viseve te tjera,
E shihja diellin tim ne te kaltrin qiell
Besova se do kish përsëri Lumturi te reja….
Por ne çast, prapë fundoset Titaniku I endurave
Dhe ti, veç pluhurin nga kujtimet po fshin,
Unë mbetem si nje legjende mes zhgjëndrrave
Një buzëqeshje nga larg mallet perterin….
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 29/09/2021