Çaste poetike me poeten;Drita DEKAJ
Nëpër udhët e kësaj bote.
—————————————
gjithë u bame shtegtarë.
Na kish marrë madhi për ty motër.
Me zemër të themë mirse ke ardhë.
Kush më afër,kush më larg,
Na degdisi ne kjo jetë
Në shpirt e zemër kemi plagë
Mallku qofsh more kurbet.
Na bashkon dasma e morti
U bë keq për kyt dynja.
Na djeg madhi në dite të sodit
Kem gjithçka …e s’kem kurgja…
Eh mori moter lule në degë
Te kam unë në shpirtin tim.
Pres me dit e pres me natë
Me ardhë dita për takim.
Ah….mori motra e vëllazëni,
Rrallë po shihna u shperndamë
Në zemrën time jeni gjithnji.
Me mallë ju pres perseri me ardhë.
Kaluat detet si pulëbardha,
Nëpër botë ngritet fole.
Me padurim ju ju pret baba.
bashkë te sofra ku kemi le.
Ne përqafime …lotët e madhit,
Shpesh na shoqërojnë krejt pa dëshirë
Ejani motra e vllazni,
T’a shuajmë mallin që kem në shpirt.
/www.QendraPress.com/