Çaste poetike me poeten:Katerina BARBIERI
Nënë Shqipëri
——————
Malli behet ere e kalëron tek ti,
Atje rri edhe prehet,o è shtrenjta Shqipëri,
Te shoh ashtu te plakur ,te thinjur por krenare,
O toke e lare me gjak ,o shqipja legjendare.
Zemrën ti ke shkëmb,kockat i ke hekur,
Kohërat dhe betejat dot nuk te kane tretur ,
Ne këmbë e sfilitur por nuk jepesh kurrë,
Se shpirtin ke ne thembër ,o Shqipe me flamur.
Shpirtin si Akili forcën si Ante,
Mal e fushë te shkulesh, e pavdekshme je.
Gjuha jote ndrit si gur xhevahir,
36 perla lidhur si zinxhirë,
36 perla ne kopsht lulëzuar ,
Historinë tende, ato e kane shkruar.
Malli për ty Shqipe jo nuk shuhet kurrë,
Një dite do te vi te fle nen flamur.
/www.qendrapress.com/