Çaste poetike me poeten;Mimoza Hithi Jusufi
Bukuri qe vret
—————————-
Bukuria e shpirtit , jeton me gjate
se vete hijeshia e një fytyre magjepse
Kur buzët, pijne nga uji I jetës
Kur dikush e derdh, dhe ti e shijon
O ti hyjneshe qe mban shpirtin peng
O ti vezullim I diellit, qe ndriçon ditën
Ti je si një hije nate, qe vret shpirtrat
Atëherë kur ata kërkojnë shprese
Valle kush nuk do përulesh para bukurisë tende?
Ti o Perëndeshë me shpirtin e zbrazur
Qe fytyrën tende e fsheh kur vuajtjen shkakton
Ti o Zane e legjendave te lashta
Qe me bukurinë tende vret
Kur largësia do me mbroje nga dhimbja
Une kërkova te përqafoja ty ne ëndrra
Por ne ëndrrat e mija , ti nuk ke një fund
Ti ikën dhe vjen, ti venitesh ne terr
Mimi 4/8/19