Çaste poetike me poetin-Qazim THAÇI

Atdheu

_________________

Atdhe nuk është vetëm toka

Godinat, shkollat,spitalet e monumentet

Atdheu është më shumë së këto

Atdheu është fryma, ajri, liria dhe gëzimi

Është dhembja, gëzimi, është besa dhe  dashuria

Por, brenda tij jetojnë e shumë  të tjera

Si dhe pabesia

Atdheu është zëri im në dasma

Dhe loti i dhembjes në vdekje

Atdheu është  zëri ynë

Atdheu është Prizreni, është Vlora, Manastiri

Është Pazari i Ri, Ulqini është Çamëria

Atdheu është krenaria, ndaj mos ia vrisni shpresat

Mos ia rrëzoni Lisat

Atdheu është fjongo e pastërtisë në sytë

e secilit pasardhës të  Arbërisë

/QendraPresss.com/