Çaste poetike me poetin;-Sahit SHALA

STINËT
——————-
Sa shumë më ngjajnë,
njëra me tjetrën
Nuk e kemi më atë,
vjeshtën e vjetër
Ajo sikur ka ikur,
me ne s’do të ketë punë
Ndofta pak i tillë,
qenkam bërë dhe unë
Ka shumë që mbërdhijnë
se edhe vjeshta u bë si dimri,
e gjatë
Unë i lutem zotit se
qenkam me fat
Por dhimbsen të tjerë,
që mbërdhijnë më shumë
Dhe kështu s’kam shpresë,
se do kënaqem unë
Tashi edhe ne
si stinët jem’ ngatërruar
Nuk shihemi në sy,
nuk shtrëngohemi në duar
E gazi që kishim,
u shnërrua në mërrola
Fjalë e shprehje të ëmbla,
s’na dalin nga goja
Ka ditë qe mërzitem më shumë, se ditëve tjera
S’ dua të jem i pa shpresë,
dua të vijë pranvera
Për këtë faj mban shumë ti,
“ujk o njeri”
Sa i prapësove shumë këto begati..?!
/QendraPress/